BDI mbështet pranimin e Malit të Zi në NATO

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndetë vendimin e Aleancës Veriatlantike – NATO, për pranimin e Malit të Zi në gjirin e saj.
Vlerësojmë se kjo është rruga më e drejtë dhe më e sigurtë për të gjithë popujt e rajonit, për të pasur paqe dhe stabilitet afatgjatë.
Republika e Maqedonisë disa herë është duke e humbur këtë shans, për shkak të kontestit të pazgjidhur të emrit me Greqinë.
Megjithatë, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më tej do të jepë kontributin e saj të parezervë, drejt zgjidhjes sa më të shpejtë të këtij kontesti, në mënyrë që edhe vendi ynë të bëhet pjesë e kësaj aleance të madhe politiko-ushtarake.
Për ne, integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE mbeten prioritete kryesore, pa të cilat nuk mund të ketë perspektivë demokratike në vend dhe rajon.
scroll to top