BDI sot është më e fortë se kurrë

Artin Spahiu

Profesorë, intelektualë, publicistë e shkrimtarë, të përkëdhelurit e SOROSO/LSDM-së, që në disa raste janë paraqitur si persona pranë BDI-së, për të perfituar, nëse do t’ua shihni funksionimin e tyre do të konstatoni si më poshtë:.

Ata me BDI-në ishin në kohën kur BDI ishte në qeveri me LSDM-në. Nga turpi që një shqiptar të shkojë në një parti maqedone, ata si “intelektualë” pak më të djallëzuar, në një BDI me idealistë dhe ushtarë të rinj, shumica për shkak të moshës të papregaditur për politikë, gjetën strofullën që u krijoi luksin për shitmendësi.

Me daljen në opozitë të LSDM-së dhe padrejtësisht BDI-së, ata përsëri qenë me LSDM. Por sic theksova më sipër, kur ende s’ishte publike sindromi EdmondAdemizëm dhe ata kishin turp të shfaqeshin në një parti politike maqedone dhe kur BDI ishte e vetmja forcë që luftonte koalicionin joparimor të partnerëve strategjik VMRO-PDSH (2006-2008), ata gjëja duke perkrahur BDI-në në luftën për rrëzimin e qeverisë, kishin për qëllim rrëzimin e VMRO-së dhe ardhjen e LSDM-se. Pas zgjedhjeve te 2008, kur BDI fitoi zgjedhjet te tabori shqiptar dhe VMRO te ai maqedon, këta analistë që ishin të “flaktë” pro BDI, Abazin (Ali Ahmetin) e kishin idol, pa bërë as edhe 1 muaj qeverisje, iu vërsulën si hiena, gjë që vazhdon deri në ditët e sodit.

Mirëpo, duke qenë të bindur në qëndrimin parimor të BDI-së në qeverisje dhe një PDSH-je komplet anti LSDM, ata përsëri në disa raste perkrahnin BDI-në. Kjo zgjati gjer në momentet kur morën misionin nga LSDM për të goditur BDI-në, si një rrezik në bashkëqeverisje nëse ata do të vinin në pushtet. Këta misionarë filluan misionin. Llomotitje pafund! Lehje si qen të tërbuar. Shpifje, ofendime dhe shantazhe filluan të bëjnë në esap të BDI-së. Misioni i tyre nuk ngeli vetëm në lehje.

Ata filluan të frymezojnë krijimin e shoqatave, lëvizjeve dhe partive, vetëm e vetëm ta dobësojnë BDI-në. Ata në vitet ’90-ta që merrnin para nga SOROS për të hapur shtypshkronja , sot ia kthejnë borxhin- krijojnë dhe financojnë parti.

Por një gjë duhet ta dinë, se misioni i tyre tani është i pamundur. Ndoshta edhe vetë e ndjejnë se BDI, që ata gjer dje e shfrytezonin dhe të gjithë gllabëruan funksione ( drejtora, zv/drejtora, am-basadorë, zv/kryetar te KQZ, imamë , hoxhallarë…), sot është më e fortë se kurrë.

Sot BDI është parti që “lufton” me kuadrot e saj. Sot BDI është parti që fëmijët e saj që u ritën, shkolluan dhe zhvilluan në gjirin e saj , janë te gatshëm që të marrin misionet mbi supet e tyre. .
Ata e ndjejnë se sot në një BDI me kuadro të rinj, të arsimuar dhe pregatitur, ku nuk ha më bukë pazari i demagogjive të tyre, as që mund ta dobësojnë e as shfrytëzojnë.

Sot BDI është më e fortë se kurrë dhe me 24 prill do të përfundojë njëherë e përgjithmonë tendeca e mendësise së tyrë komunisto/soroso/lsdm-iste.

scroll to top