BE: Nuk spekulojmë për shtyrjen e zgjedhjeve në Maqedoni

Bashkimi Evropian thotë se po ndërmjetëson midis grupeve punuese të katër partive politike për të zbatuar Marrëveshjen e Przhinos, por nuk do të spekulon për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve për shkak të shkeljeve të afateve.
“Ne nuk do të komentojmë për spekulimet. Ne i inkurajojmë të gjitha palët të vazhdojnë të punojnë së bashku për të zbatuar angazhimet që lidhen me qershorin dhe korrikun, si dhe të përqëndrohen në zbatimin e reformave urgjente dhe prioriteteve që kërkojnë veprime urgjente,” tha Maja Kocijançic./TetovaSot/

scroll to top