Bëhet i ditur identiteti i 23 vjeçarit të vrarë në Strugë

Bëhet e ditur se i vrari është F.I (23 vjeçarë) kurse i lënduar rëndë është edhe vëllau i tij.
Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme më Ohër pa dashur të jep më shumë informacion ka konfirmuar për mediat incidentin e mbëmshëm të ndodhur në Strugë.
Dimoski potencon se akoma policia po heton rrethanat duke paralajmërur që brenda ditës së hënë polici do të dali me raportin zyrtar.
Incidenti i armatosur ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23 në rrugën lokale Oktis-Belic në afërsi të degëzimit për në Veleshtë.
scroll to top