Bëni kujdes me aplikacionet që shkarkoni

Ekzistojnë 4 aplikacione në Google Play Store që përgjojnë fshehurazi përdoruesit. Lajmi bëhet i ditur nga kompania mbi sigurinë e telefonave, Lookout. Sipas kësaj të fundit, aplikacionet në fjalë janë në gjendje që të gjejnë vendndodhjen e përdoruesit të telefonit dhe të mbledhin informacione se kujt po i dërgon email.

“Ky lloj informacioni është shumë i vyer për një hacker që do të gjejë se ku ndodhet dhe me kë po bisedon një person”,shpjegon Kristy Edwards, eksperte pranë kompanisë.

Një nga aplikacionet në fjalë quhet Embassy dhe dilte si reklamë në Play Store, duke i dhënë mundësi përdoruesëve që të kërkonin për ambasadat e tyre në qytete të ndryshme. Por në të njëjtën kohë mblidhte informacione rreth kontakteve të email të përdoruesit. Aplikacionet e tjera shfaqeshin si aplikacione lajmesh, por që në fakt nuk punonin.

Google tha se i ka hequr nga dyqani elektronik këto aplikacione, megjithatë nuk pranoi të japë komente të mëtejshme.

scroll to top