Beogradi me të holla po e përforcon “Zajednicën”

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar sot se Qeveria e Serbisë do të vazhdojë financimin e shfrytëzuesve buxhetorë në Kosovë.

“Kësaj radhe vëmendje më e madhe do t’i kushtohet nxitjes së zhvillimit ekonomik të popullit serb, do të ketë hapje të vendeve të reja të punës në veprimtarinë prodhuese.

Do të përpiqemi të nxisim edhe prodhimtarinë bujqësore”, ka thënë ai, njofton RTV, duke shtuar se janë të pasakta informatat se do të ndalohet ose se do të pakësohet financim buxhetor i Serbisë në Kosovë.

Në pyetjen se kur do të mund të ndodhë vazhdimi i negociatave të Beogradit me Prishtinën dhe cila do të ishte tema eventuale e tyre, Drecun ka thënë se nuk ka informata për këtë.

“Nuk ka kurrfarë informatash se kur është e mundshme të pritet vazhdimi i procesit të normalizimit dhe as temat për të. Ajo që ne e konsideromë se duhet të bëhet, është formimi Asociacionit të Komunave serbe (AKS)”, ka thënë ai.

Pa këtë, ka thënë ai, është iluzion të pritet ndonjë lëvizje në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Drecun ka shtuar se është e domosdoshme që në rendin e ditës të vihen pikësëpari çështja e pasurisë, kthimi i të shpërngulurve, statusi i Kishës Ortodokse serbe dhe pasuara e saj. …
“Këto janë çështje nga të cilat varet qëndrimi i popullit serb bë Kosovë”, ka thënë Drecun.

scroll to top