Berberja mbetet pa gjoks! Ndërhyrja kirurgjikale në Turqi i kthehet në makth

gjoks.jpg

Një vajzë e re që ëndërronte të bënte gjoksin e ka pësuar keq nga një ndërhyrje kirurgjikale.

Zara Rodriguez tha se vetëbesimi i shkoi në zero pasi mbeti me plagë të mëdha rreth gjoksit.

28-vjeçarja udhëtoi drejt Turqisë para pesë muajsh për të bërë një kirurgji plastike. Pas procedurës prej shtatë orësh, implantet filluan ti bien dhe u infektuan keq sa ajo shkoi me urgjencë në spital dhe i hoqi së bashku me gjoksin natyral.

Zara, e cila punon si berbere në Trowbridge, Wilts,  tha se në fillim i pëlqyen rezultatet, por gjithçka u shkatërrua kur u kthye në Britani.

Tani, ajo po kursen sërish 5 mijë paund që të bëjë një tjetër ndërhyrje për të korrigjuar gabimin e parë.

“Unë kam mbetur pa gjoks dhe me shumë shenja rreth kraharorit tim. Jam vetëm 28 vjeçe dhe jam tepër e lënduar fizikisht e psikologjikisht.”

Klinika ku kishte rezervuar në Turqi i dilte si më e mira sipas kërkimeve, por kuptoi që ishte e kundërta.

scroll to top