Berlin: U dyshua për një sulm të ngjashëm me të Parisit, arrestohen dy persona

Policia e Berlinit mbrëmë ka kryer bastisje në dy lokaionë me çka ka arrestuar dy persona, njëri i moshës 28 dhe tjetri 46 vjeçare, e të cilët kanë qenë të dyshimtë se kanë përgatitur akte serioze të dhunës kundër shtetit gjerman.

Sipas zëdhënësit të policisë berlineze, gjatë intervenimit të forcave speciale gjermane është kryer bastisje në një qendër kulturore islamike “Seituna” e cila ka shërbyer si objekt fetar i lagjes Sharllotebnurg të Berlinit si dhe në një lokacion tjetër.

Të dy të arrëstuarit janë kapur në vendin Bric të lagjes Nojkelln në të cilin jeton një komunitet i konsiderueshëm i migrantëve nga vendet arabe. Një mjet i dyshimtë është gjetur në automjetin e njërit prej të arrestuarve, mirëpo më vonë është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë.

scroll to top