BESA që përkrah Bilall Kasamin ka hapur selinë e re në Shkup

IMG_0359.jpg

Pjesëtarët e Lëvizjes BESA që përkrahin Bilall Kasami si lider të partisë deri në mbajtjen e kongresit sot në Shkup do të hapin selinë e re, njofton Portalb.mk

Përndryshe, hapja e selisë së re të BESA-s së “Kasamit” erdhi pas mbylljes së selisë në Qendrën Tregtare Mavrovasja.

Pas mbylljes së selisë së parë, ata u akuzuan nga BESA e “Karemanit”, të cilët janë kundër asaj që Bilall Kasami të jetë lider i partisë, se kanë demoluar selinë e njëjtë.

Ditë më parë seli të re hapi edhe BESA e “Karemanit”, por ajo është në Tetovë.

scroll to top