Besimi në Sofje në takime me Mitov dhe Kuneva

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Republikën e Bullgarisë.

Në kuadër të vizitës, siç njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane, ai do të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Daniel Mitov dhe me zëvendëskryeministren për Koordinim të Politikës Evropiane dhe Çështje Institucionale, Meglena Kuneva.

scroll to top