Besir Durguti me fitore në Serbi

Si duket fitoret nuk kanë të ndalur për tenistin Besir Durguti. Sot ai ka mundur 62-41 kundërshtarin Igor Kolariç. Kolariç konsiderohej si një prej tenistëve me potencial të turneut “Futures” që po mbahet në Serbi, por këtë herë nuk ka mundur të shpëtoj edhe aq lehtë nga talenti shkupjan. Duket se pergatitjet intenzive të Besirit po e dërgojnë drejt rezultateve të shkëlqyera. Ai shprehet për portalin Tetova1 se është shumë i kënaqur me atë çfarë ka arritur nga ky turne dhe do të jap përsëri maksimumin: “Ndihem shumë mirë, rezultate të pritura deri diku, kundërshtarët kanë qënë të fortë, por kjo më detyron t’ua dëshmoj të kundërtën. Në fushën e tenisit duhen vënë të gjitha në levizje, taktika, teknika, pregatitjet. Nesër përsëri do të kem një përballje, këtë herë kundër maqedonasit Borjan Stefanovski. Na mbetet të shohim, uroj ta kem përseri fatin në anën time”.

scroll to top