Slider

Bie poshtë propozimi i opozitës-do tu mundësonte kriminelëve të pajisen me pasaporta të Maqedonisë?!

Kryeministri Zoran Zaev pas takimi me liderët opozitarë shqiptarë, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi ka njoftuar, se sot ka përafrim të madh të qëndrimeve dhe se, gjatë kësaj jave pritet finalizimi i tekstit ligjor dhe gjatë javës së ardhshme ndaj të njëjti do të deklarohet Kuvendi. “Mendoj se sot bëmë përparim serioz, sa i takon zgjidhjes së kësaj çështjes serioze. Analizat me të cilat hymë sot, në të cilat u panë detajet se sa qytetarë janë, sa ka prej atyre që kanë lindur këtu dhe jetojnë këtu, sa ka prej atyre që kanë arritur kurorë dhe janë kthyer prapa, kërkojnë shtetësi. I dorëzuam të gjitha variantet dhe para se gjithash dominuan praktikat evropiane. Do të tregojë një shembull. Te ne shtetësia fitohet me 8 vjet, kurse ka shtete ku ka 5 dhe 10 vjet, 7 vjet, 9 vjet, dhe të ngjashme. Do të nxirret mesatarja dhe në bazë të asaj mesatare do të ecim para. Them se definitivisht kemi arritur përparim, qëllimi është që deri në fund të javës të formohet ligjërisht teksti dhe javën e ardhshme Kuvendi të deklarohet ndaj të njëjtit”, tha Zaevi, transmeton TV21. Ndërkaq Gjurma.info mëson se liderët opozitar Sela dhe Gashi kanë insistuar në ndryshim të nenit të 7, gjë të cilën përfaqësuesit qeveritar nuk kanë pranuar. Arsyetimi i përfaqësuesve të Qeverisë ka qenë se nëse do të bëhej një gjë e tillë, atëherë do tu mundësohej kriminelëve të huaj të paisen me pasaporta të Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button