Bien sistemet kompjuterike të ‘British Airways’ në mbarë botën

british-640x300.jpg

Sistemet e fluturimeve të kompanisë ajrore ‘British Airways’ kanë rënë në mbarë botën, me kompaninë e cila u ka kërkuar falje klientëve të cilët po përballen me shtyrje pas një ‘ndërprerje’.

Kompania ajrore shkroi në Twitter: “U kërkojmë falje për ndërprerjen e sistemeve aktuale të IT. Jemi duke punuar në zgjidhjen e këtij problemi sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Sipas dëshmitarëve, nëpër aeroportet e Britanisë është shkaktuar kaos – për shkak se kishte radhë të mëdha gjatë kontrollit dhe asnjë shpjegim për këtë.

scroll to top