”Big Booty” i Çiljetës, Lil Koli e Filloreta Raçi, ​hiti që po thyen çdo rekord (Video)

”Big Booty” është hiti më i ri i që po thyen çdo rekord.

 

“Big Booty” titullohet kënga, e cila e sjellë një ndër vajzat më seksi në Shqipëri me një klip bombastik. Një bashkëpunim ky i Çili-t, me dy artistët e të tjerë, si Filloreta Raçi dhe reperi Lil Koli.

Kënga, që është dedikim për të pasmet, vjen me një Çiljetë super provokuese, e cila gjatë gjithë klipi shfaqet vërtet shumë nxehtë, në këto ditë të ftohta të muajit dhjetor, transmeton Ilirianews.mk.

Muzika me ritme të kombinuara R&B dhe Hip-Hop është realziuar nga Elgit Doda, ndërsa teksi është shkruar nga Filloreta Raçi dhe Lil Koli.

“Big Booty” për vetëm 2 ditë nga koha e lansimit ka kaluar mbi 299 mijë klikime në kanalin Youtube./Ilirianews.mk

 

scroll to top