Bilall Kasami nga Lëvizjës BESA, ngushëllon Ambasadoren Laurence Auer

Kryetari i Lëvizja “Besa” z.Bilall Kasami, ka dërguar një telegram ngushëllimi Ambasadoren Laurence Auer, duke shprehur dhimbjen e tij të thellë për viktimat e sulmeve të mbrëmshme në Paris, si dhe duke thënë se sulmi në Paris nuk është sulm vetëm ndaj Francës dhe popullit të saj, por është sulm edhe ndaj vlerave qytetërimore evropiane të ngritura me shumë mund.

“Më lejoni që në emrin tim dhe të anëtarësisë së Lëvizjes BESA t’Ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Paris.

Në këtë moment kur terrorizmi ka thyer zemrat e miliona njerëzve në Evropë, dëshiroj t’Ju inkurajoj se edhe ne shqiptarët jemi pranë popullit francez. Për neve sulmi në Paris nuk është sulm vetëm ndaj Francës dhe popullit të saj, por është sulm edhe ndaj vlerave qytetërimore evropiane të ngritura me shumë mund.

Duke shpresuar se megjithatë as kjo nuk do të na ndalë në ndërtimin e një bote më të mirë dhe më të sigurt për pasardhësit tanë, edhe një herë ngushëllime”, thune në letrën e ngushëllimit nga Lëvizja BESA.

scroll to top