Bild: Pse Putini është kriminel lufte?

“E vështirë të mendohej se Siria mund të futej në humnerë dhe qorrsokak më të keq sesa ishte para pak muajsh – por ja që fatkeqësisht ajo ndodhet edhe më keq,” tha Rae McGrath, udhëheqësi i shoqatës humaniste Mercy Corps, për Turqinë dhe Sirinë Veriore.

Shumë udhëheqës perëndimorë nuk flasin më shpesh për aleancën kundër terrorit, luftën e përbashkët kundër ISIS. Ata mbyllin syte përpara fakteve, me shpresë, që Rusia mund të fitojë Shtetin Islamik.

Por fatkeqësisht duhet të dihet, se jo vetëm që Putini ka mbrojtur në pushtet diktatorin Bashar al Assad (50), duke e furnizuar me armë për t’i përdorur më pas kundër popullit të vetë, por edhe Rusia bombardon vende publike duke vrarë civilët e pambrojtur sirianë.

E qartë: Presidenti Vladimir Putin(63) është njëri ndër kriminelët kryesorë të luftës në Siri

Nuk e besoni? Atëherë lexoni më tej…

Moska bombardon konvoin e kamionëve me ushqime

Organizatat humanitare që operojnë në Siri edhe njëherë janë ankuar, këtë javë, se Rusia ka bombarduar konvojtë e tyre që shpërndajnë ndihma humanitare, kryesisht ushqime për civilët siian.

Siç ka njoftuar edhe Washington Post, Rusia ka shtuar bombardimet kundër civilëve në Siri pas rrëzimit të aeroplanit rus nga Turqia. Bombardimet më të shpeshta ndodhen pranë kufirit turko-sirian dhe magjistraleve rrugore, që shërbejnë për transportimin e ushqimeve, ujit dhe medikamenteve. Sipas raportit të OKB, organizatat humanitare janë frikësuar duke lënë pa sende elementare miliona sirianë.

Vetëm brenda pesë ditëve është sulmuar tre herë pika kufitare në Bab al-Salameh, duke mundësuar që vetëm një e pesta e ndihmave të shpërndahet në Siri, thotë McGrath, njofton Bota sot.

Bombardime në furra buke, mullinj dhe markete

Prej 24 Nëntorit, sipas raportit të Kombeve të Bashkuara janë sulmuar dhjetë furra buke në provincën Idlib, që ushqenin rreth 200.000 njerëy me bukë.
Nuk mbaron këtu, në një lagje të Aleppos që kontrollohet nga ISIS, është sulmuar kanali i ujitjes së bimëve, ndërsa bombardohen edhe fabrikat e ccimentos, duke u paraqitur para të huajve si sulme ndaj fabrikave të naftës së ISIS.
Gjatë një bombardimi në Saraqeb, 27 nëntor, është shkatërruar një mullij dhe një furrë, furniyonte më ushqime 50.000 persona.


Foto të marra nga Bild.de: Rusia sulmon fabrikat e çimentos, për të thënë se janë rafineritë e naftës së ISIS

Nga 30 shtatori, kur filluan edhe bombardimet ruse në Siri, sipas raportit të KB në Siri janë shkatërruar 20 spitale, prej të cilave 12 kanë qenë të mbështetura nga organizata “Mjekët pa kufij”.

“Shpesh bombardohen shtëpi ose objekte afër spitaleve, afërmendsh kuptohet se qëllimi është bombardimi i spitalit,” tha Pablo Marco nga “Mjekët pa Kufij”.

Veçanërisht perfide, sipas Bild.de, është përdorimi i bombave vakum, që shkatërrojnë tërësisht vendin ku shpërthejnë.

Homs, Tetor, 2015

Gënjeshtra anti ISIS

Pavarësisht se sulmet ruse nisën me pretekstin për të luftuar ISIS, që ekstremistët rusë të mos kthehen në vendlindje për të kryer sulme terroriste, faktet flasin se 90% e bombardimeve ruse janë drejtuar kah rebelët e moderuar të mbështetur edhe nga perëndimi. Kjo pasi mundëson qëndrimin e Assadit në qeveri.

Sipas SOHR brenda periudhës 30 shtator (fillimi i bombardimeve ruse) dhe 20 nëntor kanë vdekur 403 civilë, mes tyre 97 fëmijë. Kjo shifër është edhe më e madhe sipas SNHR që ka regjistruar plot 526 civilë të vdekur, prej të cilëve 137 fëmijë.

Një nënë siriane në Aleppo, pas bombardimit!

scroll to top