Bisedohet për mbrojtjen e zonës Shengen, jo për kthimin e vizave

Lufta kundër terrorizmit është luftë globale në të cilën të gjitha shtetet janë kyçur dhe bashkëpunojnë. Nuk zhvillohen diskutime të posaçme lidhur me çështjen për vizat e shtetasve nga vendet ballkanike, e as për rishikimin e mundësisë për qarkullim të lirë, por bëhet fjalë për një problematikë globale për mbrojtjen e zonës Shengen dhe për efektivitetin e saj. Këtë e deklaroi ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer në një intervistë për MIA-n, ndërsa ka theksuar se Lufta kundër terrorizmit është luftë globale në të cilën të gjitha shtetet janë kyçur dhe bashkëpunojnë.

“Lufta kundër terrorizmit është luftë globale në të cilën të gjitha shtetet janë kyçur dhe bashkëpunojnë. Bëhet fjalë për rrjete të armatosura kriminele veprimi i të cilave është orientuar drejt destabilzimit të shoqërive demokratike. Atentatet në Paris paraqesin sulm të tmerrshëm dhe për këtë u ndërmorën masa të jashtëzakonshëm për gjetjen dhe dënimin e fajtorëve” thotë Oer.

Ambasadorja Oer theksoi se edhe sulmet në Paris janë reflektuar edhe në politikën e jashtme, posaçërisht kur bëhet fjalë për intensifikimin e sulmeve ajrore kundër ISIS-it e cila e mori përgjegjësinë për vdekjen e 129 njerëzve të pafajshëm, si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë plan. Lidhur me hetimin për sulmet nga 13 nëntori, ajo theksoi se informacionet konfirmojnë se një nga terroristët ka pasur pasaportë të rrejshme siriane dhe për këtë hetimi përfshin edhe bashkëpunim intensiv dhe të vazhdueshëm mes vendeve tona dhe shërbimeve tona policore.

“Më lejoni ta përsëris se rruga drejt Ballkanit dhe fluksi i emigrantëve në Evropë të cilët vijnë nga Lindja e Afërt janë prioritet i lartë në të cilin punojnë vendet evropiane, të cilat këtij problemi i kushtuan tre samite në nivel më të lartë, më 8 dhe 25 tetor, e pastaj edhe më 12 nëntor, që të kontrollohet identiteti i emigrantëve dhe të pengohet fluksi i atyre që nuk kanë status të refugjatëve ushtarak. Bisedat lidhur me këtë çështje vazhdojnë në Bruksel” thotë Oer. Lidhur me atë nëse është e mundur kthimi i vizave për shtetasit e Maqedonisë pas paralajmërimeve për pezullimin e sistemit Shengen, ambasadorja franceze deklaroi se tani për tani nuk zhvillohen diskutime për vizat e shteteve nga vendet ballkanike, por në fokus është mbrojtja e zonës Shengen.

scroll to top