Biskota të thjeshta me Nutella brenda

Përbërësit: 100 gr miell lajthie 

60 gr miell të zakonshëm
60 gr sheqer
80 gr gjalpë të kripur
1 vezë
1 lugë çaji sodë
1 kavanoz Nutella
200 gr çokollatë e grirë

Përgatitja:
1. Bëni topa të vegjël me Nutella dhe lërini të ngrijnë për 15 minuta
2. Në mikser hidhni gjalpin, miellin, vezën, sheqerin dhe sodën
3. Pasi brumi të jetë bërë gati, ndajeni në copa të vogla dhe fusni topat e Nutellës të ngrirë brenda
4. Hidhni sipër topave, çokollatë të grirë
5. Piqini në furrë të temperaturën 350 gradë për 16 minuta /tvklan.al

scroll to top