Blerim Reka nuk dëshiron të fitoj LSDM, por VMRO DPMNE

blerimreka.jpg

Sonte u mbajt debati i parë televiziv midis kandidatëve presidencial, Pendarovski, Siljanovska dhe Reka, në televizionin kombëtar Telma.

Kandidati i Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit, Blerim Reka, tha që nuk është mirë që Stevo Pendarovski të fiton zgjedhjet presidenciale sepse në këtë mënyrë pushteti do të koncentrohet vetëm në shumicën qeverisëse.

Duke marrë parasysh pohimet e mëhershme të Rekës dhe Taravarit që kandidati shqiptar nuk mund të fiton dot zgjedhjet presidenciale, ky qëndrim i Rekës nënkupton dëshirën e dështimit të Pendarovskit dhe fitoren e Gordana Siljanovskës së VMRO DPMNE.

Katër partitë shqiptare që mbështesin kandidatin konsensual kanë shprehur dyshime që kandidimi i Rekës bëhet si favor për VMRO DPMNE për ta ndihmuar ata në betejën kundër kandidatit konsensual.

Ngjashëm, edhe opinionisti Fejzi Hajdari theksoi se kandidimi i Blerim Rekës nga ana e Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit është bërë për t’i dalur në ndihmë VMRO DPMNEse pasi që kandidati shqiptar nuk mund ta kalon as raundin e parë, e lërë më ta fiton garën.

scroll to top