Blerta Deliu-Kodra kërkon lirimin e Donika Kadaj-Bujupi (VIDEO)

Gratë deputete dikur shfaqeshin të bashkuara për shumë kauza me interes për qytetarët.

Por tani ato më nuk i kanë  këto raporte mes vete.

Këtë të hënë kur grupi i tyre po e shënon 10 vjetorin e themelimit,  këtu mungojnë përfaqësueset e opozitës.

Kjo në shenjë bojkoti ndaj punës së institucioneve, derisa njëra prej tyre gjendet në paraburgim.

Për Donika Kadaj Bujupin, kryesuesja Blerta Deliu-Kodra, që thotë se u bëri ftesë të gjithave pa dallim, bënë thirrje të lirohet, njofton Klan Kosova.

Në krejt kauzat e tyre, grupi që u themelua në vitin 2005, gjithmonë pati edhe mbështetjen e OSBE-së.

scroll to top