Bogoev: Do bëjmë komplet rekonstruimin e çerdheve në gjithë komunën

Kandidati i LSDM për kreun e komunës së Karposhit, Stefan Bogoev gjatë vizitës me banorë të kësaj komune ka premtuar se do të bëj rekonstruimin e të gjithë çerdheve që gjenden në teritorin e kësaj komune si dhe do ndërtojë çerdhe të reja.

“Do bëjmë rekonstruimin e gjithë çerdheve përfshirë këtu atë në Taftalixhe 1, në Vllae 1 dhe do ndërtojmë dy të reja. Një në Vllae 2 në vendin në afërsi të shkollës Dimo Haxhi Dimov dhe një e cila me vite të tëra është premtim i rremë i Stevço jakimovskit dhe VMRO e ajo është çerdhja në Bardovc tek shkolla Avram Pisevski”, ka thënë kështu Bogoev.

scroll to top