Bogoevski: Nuk kam porositur kokainë por vaj kanabisi

bogoevski.jpg

Deputeti Pavle Bogoevski ka vërtetuar se zëri në incizim është i tij që u publikua mbrëmë në rrjetet sociale si “bo.mbë” e re. Bogoevski gjithashtu reagoi me një status në rrjetet sociale i cili ka thënë se nuk ka porositur ko.kainë por vaj kana.bisi siç kishte shkruar ai për një njeri të tij të afërt.

Një pjesë nga reagimi i tij në rrjetin social Facebook:

Mbrëmë në një rrjet social rus u publikua një audio ku autori i publikimit e ka quajtur “bombë” ku thekson se kam porositur kokainë. Në rrjetet tona fillimisht ishte shpërndarë nga makineritë pro.pagan.duese të VMRO-DPMNE-së në rrjetin social Twitter.

Do të doja të pastroja disa punë:

A është ai zëri im?

Po.

A flas për sub.stancë të ndaluar ?

Po. Mirëpo në këtë bisedë nuk kam porositur kok.ainë. Aty kam kërkuar vaj kan.abisi. Për përdorim medicinal për një person timin  shumë të afërm nga vaji i kanabisit pasi i kishte ndihmuar kur asnjë medikament tjetër nuk i kishte ndihmuar. Atë e bëj disa muaj dhe do ta bëje aq sa duhet.

Kjo ishte një pjesë e reagimit të tij në rrjetin social Fejsbuk.

scroll to top