Bono, fushatë kundër Sidës

Artisti i njohur Bono ka bashkuar forcat me aktoren Scarlett Johansson, komedianin Jimmy Kimmel dhe këngëtarin Barry Manilow në promovimin e fushatës së re të yjeve për luftën kundër Sidës.

Këngëtari i grupit U2  ka nisur një fushatë të re me yjet amerikanë me shpresën për të grumbulluar fonde në luftën kundër sidës. Fushata fillon të martën që përkon edhe me Ditën Botërore të Sidës.  Fondacioni Bill dhe Melinda Gates do të dyfishojnë të gjitha fondet e grumbulluara deri në 20 milion dollarë.

scroll to top