Boshnjakët të parët në larjen e duarve pasi dalin nga tualeti, hollandezët të fundit

Në një studim të fundit të bërë në vendet evropiane në lidhje me faktin se sa përqind e qytetarëve i lajnë duart pasi dalin nga tualeti, në vend të parë është Bosnje Hercegovina.

Nga anketa rezultoi se 96% e qytetarëve në Bosnje Hercegovinë i lanin duart duke qenë një ndër popujt më higjienikë në Evropë.

Ndërsa menjëherë pas tyre vijnë Moldavët, ku 94 % e tyre e bëjnë këtë pasi dalin nga tualeti, sipas një sondazhi të “Gallup International” të publikuar nga “The Indipendent”

Krahasuar me qytetarët në Bosnje Hercegovinë, vetëm gjysma e atyre të vëzhguar në Hollandë e bënin një gjë të tillë, duke u renditur në vend të fundit në listën e shteteve evropiane, ku njerëzit që i lajnë më pak duart pasi dalin nga tualeti.

Në Itali, 57 % e njerëzve thanë se i lajnë duart pas daljes nga tualeti. Ndërsa në Spanjë dhe Francë vetëm 60 % e njerëzve e bënin këtë.

Në Britaninë e Madhe 75% e njerëzve thonë se i lajnë duart. Ndërsa, në Portugali janë 85% që gjithashtu e bëjnë këtë gjë pasi dalin nga tualeti.

Ky rezultat pritet që të shkaktojë shumë debate, pasi në një studim të bërë në 2011 rezultoi se 95 % e Anglezëve i lanin duart pasi dilnin nga tualeti.

Dr. Spike Lee, një nga studiuesit në Universitetin e Michigamit, thotë se larja e duarve është e rëndësishme jo vetëm për higjenën, por edhe për reduktimin e influencës nga sëmundje të ndryshme dhe sjelljen e njerëzve.

scroll to top