Brukseli në alarm terrorizmi, anulohen kampionatet

Brukseli në alarm të lartë ndaj sulmeve të mundshme terroriste. Që në orët e mëngjesit Belgjika coi në 4 nivelin e sigurisë që përbën edhe nivelin maksimal. Qendra Kombëtare e Krizave në Belgjikë, (OCAM) kërkoi pezullimin e kampionateve të futbollit të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, dhe vendimi për pezullimin e tyre u morr brenda pak minutash me efekt të menjëhershëm.

Vendimi për të rritur në maksimum nivelin e vigjilencës ndaj terrorizmit në Bruksel, solli si konseguencë edhe mbylljen e të gjitha stacioneve të metrosë të kryeqytetit belg deri të hënën si një masë parandaluese ndaj sulmeve të mundshme.

Lajmet konfirmohen nga mediat belge në versionin e tyre “on line”, të cilat saktësojnë se autobuzët do të qarkullojnë normalisht por jo të gjithë tramvajet. Qendra Kombëtare Belge e Krizave, (OCAM), përvecse kërkoi anullimin e të gjitha eventeve që ishin parashikuar në Bruksel për këtë fundjavë si dhe mbylljen e metrosë, rekomandoi edhe anullimin e të gjitha ndeshjeve të futbollit në Divizionin e Parë dhe të dytë, vendim ky që u vu në zbatim. OCAM vec të tjerash ka kërkuar dhe përforcimin me armatime të rënda të forcave të policisë dhe atyre ushtarake./SuperSport

scroll to top