Çarshia e Vjetër e Shkupit- atraksion kryesor i turistëve nga Kina

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Ven Shensun e vizitoi Komunën e Çairit. Gjatë vizitës, kryetari i komunës Izet Mexhiti e informojë ambasadorin për karakteristikat e Komunës së Çairit, sfidat dhe prioritet kryesore. Madje, Mexhiti i theksoi edhe projektet kryesore që janë prioritet, mes të cilës edhe ndërtimi i Sheshit Skënderbeu dhe aktivitetet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe zanatet autentike janë njëra nga atraksionet kryesore turistike të turistëve nga Kina gjatë vizitës së tyre në Shkup dhe në Republikën e Maqedonisë. Në drejtim të promocionit më të madh të përmbajtjes së saj ambasadori Shensun theksoi:

„Në kornizë të aktiviteteve tona do të punojmë në promocion dhe informim sa më të madh të turistëve kinez për potencialet dhe bukuritë e Çarshisë së Vjetër të Shkupit “.

Përkundër potencialeve turistike në nivel lokal, Mexhiti e informoi ambasadorin Shensin për numrin e madh të bizneseve private që ekzistojnë në Komunën e Çairit, duke theksuar bashkëpunimin e tyre me Kinën.

„Komuna e Çairit është një ndër komuna e rralla e cila karakterizohet me numrin e madh të ndërmarrjeve të vogla dhe tradita e shumëvjeçare të bizneseve familjare. Një pjesë e madhe nga këta merren me tregti, ndërsa prodhimet të Republikës Popullore të Kinës janë më të dominuara” tha kryetari Mexhiti.

Kryetari Mexhiti e informoi ambasadorin Shensun dhe për gjendjen aktuale politike dhe aktivitet dhe planet parazgjedhore.

711 44 11

scroll to top