Çarshija e lashtë e Bagdadit mbetet pa turistë

Çarshia e lashtë “Suk el-Saffarrin” në Bagdad, kryeqytet i Irakut, tashmë prej një kohë të gjatë “qan” për turistë.

Në çarshinë, dikur e njohur për bakërpunues, tani kryesisht shitet teknikë e bardhë. Sulmet e shpeshta terroriste dhe konfliktet në këtë qytet kanë ulur numrin e turistëve që vizitojnë këtë pjesë të qytetit.

“Situata e sigurisë në çarshi për çdo ditë është më e keqe. Për shkak të jostabilitetit dhe pasigurisë turistet nuk vijnë. Dikur kemi pasur aq shumë punë sa punonim deri shumë vonë. Pas konfliktit me SHBA-të, gjithçka ka ndryshuar”, shprehu shqetësimin Rida Juvad për AA, i cili është pronar i dyqanit familjarë të themeluar në vitin 1908.

Juvad kujtoi se çarshia është formuar gjatë epokës së dinastisë arabe të Abasidëve, që me Bagdadin ka sunduar mes shekullit të 8 dhe 13-të. Ai shtoi se dikur në çarshinë ka pasur mjeshtër xhami, dhe shumë zanate tjera.

scroll to top