Çfarë duhet të bëni dhe çfarë nuk duhet të bëni në rast të shfaqjes së këtyre 5 simptomave të koronavirusit?

virusi-corona.jpg

Si t’i dalloni simptomat tuaja dhe si të veproni nëse i vini re ato?

Burimi: Panacea.mk

Koronavirusi shkakton simptoma të lehta të ngjashme me gripin, siç janë:

  • Rritja e temperaturës së trupit
  • Kollitja
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje të muskujve
  • Lodhje

Dyshimi për infeksion me koronavirus përcaktohet në rastin kur plotësohen kriteret e mëposhtme: 

  • Infeksioni akut respirator (të paktën një nga simptomat e mëposhtme: temperaturë e lartë e trupit, kollitja, ngulfatja pavarësisht faktit nëse kërkon hospitalizimin)

Gjatë 14 ditëve të fundit, para shfaqjes së simptomave, të paktën një nga kriteret e mëposhtme epidemiologjike:

  • Kontakt i ngushtë me rast të konfirmuar ose të mundshëm të infeksionit me koronavirus ose
  • Qëndroni në zonën e prekur me këtë virus
.

Në rastet më të rënda, shfaqet inflamacioni i rëndë i mushkërive, sindromi i frymëmarrjes së rëndë akute, sepsa dhe shoku septik mund të shkaktojnë vdekjen e pacientit, ndërsa personat me sëmundje kronike janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve më të rënda.

Personat me simptoma të infeksionit akut të frymëmarrjes (fillimi i papritur i të paktën një prej simptomave të mëposhtme: temperatura e lartë e trupit, kollitja, vështirësi në frymëmarrje) duke plotësuar kriteret epidemiologjike – anketë, ku punonjësi i kujdesit shëndetësor dyshon për infeksionin me koronavirus, ata shtrohen në spital duke zbatuar masën e izolimit, diagnostifikimi dhe trajtimi.

Nëse i vini re këto simptoma, telefononi menjëherë mjekun amë ose shërbimin epidemiologjik në qytetin tuaj. Përshkruani situatën tuaj dhe ndiqni udhëzimet e tyre. Mos shkoni te mjeku pa e lajmëruar atë. 

scroll to top