Çfarë i ndodh trurit nëse konsumoni kanabis për një kohë të gjatë?

Kolegji i Mbretit në Londër raporton se kanabisi mund të dëmtojë një pjesë të rëndësishme të trurit, që është përgjegjës për komunikim në mes të dy ‘hemisferave’ të trurit.

Hulumtuesit kanë kohë që e dinë se përdorimi i kanabisit për një kohë të gjatë rritë rrezikun e psikozës, dhe dëshmitë e fundit sugjerojnë se ndryshimet në funksionin e trurit dhe strukturës së tij mund të jenë për shkak të përdorimit të kanabisit.

Megjithatë, ky hulumtim i ri, i botuar në Mjekësia Psikologjike, është i pari që shqyrton efektin e kanabisit në strukturën e trurit.

Duke eksploruar ndikimin e kanabisit, është mësuar se simptomat psikotike janë më të larta pas përdorimit të kanabisit.

Pra, për aq kohë sa ju mund të mendoni se pirja e kanabisit është vetëm një zgjidhje jetese, dhe për aq kohë sa dëshironi të bëheni “high” me miqtë dhe familjarët tuaj, ju ndoshta do të duhej t’i kushtoni vëmendje këtij studimi.

Është mirë që të mos e lejoni shkatërrimin e trurit tuaj duke pirë kanabis.

scroll to top