Çfarë i pëshpëriti në vesh Rita Ora? Ledri Vula na e zbuloi më në fund

Ledri Vula ishte i vetmi këngëtar i cili këndoi në koncertin për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës krah Rita Orës. Nisur nga kjo, të gjithë aluduan për një marrëdhënie të “vecantë” mes dy artistëve, dyshime që u shtuan më tepër pas takimit shumë të përzemërt në përfundim të tij.
Por, reperi, aq i lakmuar nga femrat, është shprehur se mes tyre ka vetëm një shoqëri shumë të mirë. Ndonëse hezitoi të na e tregonte në fillim, Ledri na ka zbuluar edhe se cfarë i pëshpëriti Rita në vesh gjatë takimit të tyre.“S’e mbaj mend…Do takoheshim më herët sepse ka shkuar gjithë shoqëria në hotel për të festuar. Unë s’kam mundur të shkoj dhe deri në atë moment s’ishim takuar. Pastaj u përshëndetëm”, shpreh ai në ‘Jo vetëm Modë’.Ai është ndalur të komentojë edhe marrëdhënien me Dua Lipës, për të cilët flitej se kanë qenë në një marrëdhënie, por nuk kishte qenë kështu.

I kam shumë shoqe të dyja. Me Ritën jemi një gjeneratë dhe mund të bëja ndonjë bashkëpunim me të, por Dua Lipa është shumë e suksesshme dhe bën muzikë shumë të mirë. Rita e ka lënë anash muzikën dhe po merret edhe me filma. Me të mund të bëja një me të një film “Fifty Shades of Ledri”, ndërsa me Duan do bëja muzikën”, u shpreh Ledri.

scroll to top