Çfarë janë super-bakteriet e rrezikshme për njerëzimin

Sipas hulumtimit të shpallur në revistën „Lancet Infectious Diseases“, shkencëtarët në Kinë zbuluan një nivel dukshëm të lartë të bakterieve që janë rezistuese ndaj antibiotikut kolistin tek derrat.
Bari është vija e fundit në mbrojtjen kundër infektimeve bakteriale tek njerëzit. Hulumtuesit thonë që presin nga këto bakterie rezistuese të përhapen jashtë Kinës, gjë që ndoshta edhe ka ndodhur më.

“Ajo që është më brengosëse është që ky mekanizëm i rezistencës do të thotë që mund të përhapen lehtë ndërmjet llojeve. Përhapja globale është shumë e mundur”, thotë Liz Tajler nga Organizata botërore e shëndetësisë. “Ky hulumtim thotë që kanë filluar të përhapen nga Kina në Malezi”.

Sipas hulumtimit, bakteriet rezistuese ndaj antibiotikëve janë vënë re gjatë një “kontrolle të rutinës”, me të cilën është testuar rezistenca atimikrobike e Escherichia Colli-t në ushqimin për shtazë. Në hulumtim, 21% e shtazëve kanë pasur bakterie rezistuese kolistin, si dhe 15% të ekzemplarëve të mishit të pazier dhe 1% të njerëzve.

“Disa njerëz kanë infeksione të pashërueshme, dhe do të fillojnë të vdesin. Duhet të ndërmarrim masa tani.”, thotë Liz Tejlor.

Hulumtuesit kanë lidhur prevalencën e madhe të mikroorganizmave me përdorimin e tepërt të antibiotikëve në ushqimin për shtazë. Bari është përdorur në industrinë e blegtorisë në Kinë, ai mund ti mbajë shtazët të shëndosha në proces të industrializuar të ushqimit, por përdorimi i tij me kalimin e kohës mund të shkaktojë që shumë bakterie të luftojnë kundër tij. Në vitin 2005, BE ka ndaluar përdorimin e antibiotikëve në blegori për qëllime jomjekësore, por ky bar ende përdoret në tërë kontinentin, poashtu edhe në Amerikë.

Brengosja për një infektim të pashërueshëm tërhoqi vëmendjen edhe atje, pas raporteve të bakterieve rezistuese ndaj „Staphylococcus aureus“ ose MRSA.

scroll to top