Çfarë tha Gruevski për “Mercedesin” ?

Unë ende jam duke u vozitur me të njëjtin automjet që është mbi 20 vjet e vjetër, kurse “Mercedesi” i ri është për qëllim për pritjen e mysafirëve të lartë u përgjigj kryeministri Nikolla Gruevski në pyetjen e deputetit Goran Misovski, transmeton TetovaSot.
Deputeti i PRSD-së e ka pyetur Gruevskin, a vlenë më shumë 600 mijë euro të jepen për “Mercedes” dhe për komoditetin tuaj, më shumë se mjerimi dhe komoditeti i qytetarëve, dhe pse kjo makinë është fshehur nga gazetarët.
“Automjeti është porositur që të përdoret për transportin e personaliteteve që vizitojnë vendin. Automjeti me të cilën mua më vozisin është i njëjti automjet i cili është trashëguar nga e kaluara, e cila është mbi 20 vjet e vjetër” , tha Gruevski./TetovaSot/

scroll to top