Chelsea fiton,por problemet nuk i ndalon!

Jose Mourinho dhe Diego Costa kanë pasur një përleshje verbale në pushimin mes dy pjesëve, në sfidën e Ligës së Kampionëve që Chelsea e fitoi si mysafir i Maccabi Tel Avivit me rezultat 4:0.
Se situata në dhomat e zhveshjes së Chelseat nuk është edhe aq e qetë, e tregon më së miri një debat i nxehtë i trajnerit Jose Mourinho me sulmuesin Diego Costa.

Këtë skenë e ka treguar vetë Mourinho, i cili ka thënë se gjithçka është qetësuar brenda disa sekondave dhe ata kanë përqafuar njëri tjetrin.

“Unë reagova dhe ai ma ktheu në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.

“Por gjithçka përfundoi mirë me disa përqafime në fund dhe pa asnjë problem tjetër”, theksoi trajneri i ‘bluve’.

scroll to top