Chelsea, seriozisht në garë për Hysaj

Blutë kanë edhe një synim gjatë këtij afati kaotik dimëror, ku janë shumë aktiv duke kërkuar lojtarë për çdo pjesë të fushës

Chelsea është duke e marrë në konsideratë të madhe transferin e shqiptarit Elseid Hysaj, shkruan Goal, me lojtarin që mund të jetë gati për më pak se 45 milionë funte (50 milionë euro) aq sa është klauzola e tij, derisa ai e dëshiron një ribashkim me Maurizio Sarri.

Hysaj nuk shihet si i preferuar nga Carlo Ancelotti në Napoli. Trajneri i Napolit preferon Nikola Maksimovicin dhe Kevin Malcuit para shqiptarit, por ai pëlqehet shumë nga SArri, me menaxherin e Chelsea që  ka menaxhuar me të tek Empoli dhe Napoli.

Lojtari i SPAL, Manuel Lazzari shihet si zëvendësues i Hysajt të Napoli nëse ai shitet për kaq para, por kjo marrëveshje mund të komplikohet për faktin që Chelsea duhet të lirohet nga DAvide Zappacosta për të bërë vend për një arritje të re.

Lazio janë gati që të bëjnë një lëvizje duke e transferuar ish lojtarin e Torinos fillimisht si të huazuar mandej me opsion për ta blerë në fund të sezonit.

scroll to top