Sport

Chiesa zuri vend titullari nga banka rezervë

Chiesa do të bëhet edhe më i mirë, ka pak si ai në Evropë – thotë ndihmësi i Mancinit!

Alberico Evani, ndihmëstrajner në ekipin kombëtar të Italisë, ka shpjeguar pse Federico Chiesa luajti rol aq të rëndësishëm për të kaltrit në Euro 2020 dhe shprehu besimin se ylli i Juventusit do të përmirësohet edhe më shumë me kohë.

Chiesa zuri vend titullari nga banka rezervë në ekipin e Roberto Mancinit dhe i ndihmoi Italisë ta fitoi trofeun evropian në Wembley në fillim të këtij muaji.

Ai i shënoi dy gola në rrethin e 16 më të mirëve kundër Austrisë dhe në gjysmëfinale kundër Spanjës.

“Chiesa do të bëhet edhe më i mirë”, tha Evani për Tuttomercatoweb.

“Ai ka ndryshim vdekjeprurës të shpejtësisë dhe mund ta ndryshojë ndeshjen si pak të tjerë në Evropë. Kur ai e shkel gazin nuk mund ta kapesh”, shtoi ai.

“Ai godet me të dy këmbët po ashtu dhe e ruan teknikën edhe kur vrapon me shpejtësi”.

Chiesa i shënoi 15 gola dhe i dha 11 asiste në 46 ndeshje sezonin e kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button