Çifti spanjoll fiton betejën për ta pagëzuar djalin me emrin “Ujk”

Zyrtarët spanjollë janë zbutur dhe kanë thënë se një çift, i cili javë më parë nisi një peticioni online që të lejohet ta pagëzojë me emrin “Ujk” foshnjën e sapolindur, tani do të lejohet ta bëjë një gjë të tillë.

Nako dhe Maria Javierre e nisen peticionin pasi muajin e kaluar zyra e regjistrimit në Madrid refuzoi ta pranojë emrin “Ujk”, duke thënë se ai do të ishte ofendues për djalin e tyre, raporton AP, përcjell Express.

Më vonë, atyre po ashtu u ishte thënë se “Lobo” (Ujk) ishte mbiemër në gjuhën spanjolle dhe se do të mund të shkaktonte huti.

Por, shefi i zyrës kombëtare, Javier Gomez Galligo, ka thënë sot se ky rast është rishikuar dhe çifti do të lejohet ta pagëzojë djalin me emrin “Lobo”.

Prindërit kanë thënë se kanë vendosur për këtë emër për shkak të dashurisë që kanë për ujkun./Gazeta Express/

scroll to top