City ‘dridhë’ Monacon, gati 130 milion për Mbappen

mbape.jpg

Manchester City po bëhet gati të nis një ofertë rekord botëror për sulmuesin e AS Monacos, Kylian Mbappe, pasi konkurrenca e Real Madridit dhe Arsenali thuhet se është venitur.

Ndërsa Real Madridi është ndalur rreth negociatave për talentin francez dhe trajneri i Arsenalit, Arsene Ëenger, mohon raportet e një oferte, City po rrisin përpjekjet e tyre këtë javë.

Sipas RMC, drejtuesit e Cityt janë në kontakt me Monacon duke iu shprehur gatishmërinë për të përmbushur vlerësimin e tyre prej 130 milionë eurosh për Mbappen.

Vetëm të premten, adoleshenti pranoi se “nuk e dinte” nëse ai do të luante me klubin francez sezonin e ardhshëm.

Dhe inkurajimi për Cityn vjen nga lajmi i sotëm se Mbappe refuzoi të vendoste autografin e tij në një fanellë të Real Madridit për një tifoz në Zvicër.

scroll to top