Dalin në ankand të mbathurat e Adolf Hitlerit

44AB8E9100000578-4914868-image-m-52_1506263068179-634x400.jpg

Një palë të mbathura të Adolf Hitlerit janë shfaqur në një akand në Shtetet e Bashkuara dhe vlera e tyre shkon diku rreth 5 mijë sterlina.

Të mbathurat e gjëra kanë të shënuar edhe incialet A.H,.

Ato u lanë në një suitë në Parkhotel Graz në Austri, pasi diktatori qëndroi atje gjatë muajit prill të vitit 1938.

Vendi ishte aneksuar nga Gjermania naziste më pak se një muaj më parë.

Bill Panagopulos, i cili ka vënë në shitje të mbathurat e Hitlerit, beson se ato ishin dërguar në departamentin e lavanderisë së hotelit.

Shitësi është nipi i pronarit të hotelit gjatë asaj kohe.

Ai ka thënë se ka shitur edhe të brendshme që i kanë përkitur Eva Braun, e cila ishte gruaja e Hitlerit.

scroll to top