Dardan Islami thotë se është paditur nga Faik Ispahiu i “Jetës në Kosovë” për statusin në Facebook

dardan.jpg

Analisti politik, Dardan Islami, thotë se është paditur nga gazetari Faik Ispahiu për shkak të një postimi në Facebook, ku Islami po kujtonte një përvojë të para 18 vjetëve me gazetarin.

Islami muaj më parë kishte treguar se në vitin 2000 po kërkonte fonde nga ndërkombëtarët për të hapur radion “Urban FM” dhe i ka rënë të takohet me gazetarin, që punonte me një organizatë amerikane.

Sipas tij, gazetari Ispahiu atë kohë i kishte kërkuar një pjesë të donacioneve për vete dhe kishte kërkuar që fshehtas t’i ndahen edhe aksione në radion e re.

Ndërsa tash Islamit i intereson të di se si financohet mediumi ku Ispahiu punon.

Shkrimi i plotë i Islamit:  

Ky statusi ktu, mi ka nervozu BIRN, dhe kan ngre padi duke kerkuar ta fshij kete status! Une ju them se i qenderroj prapa fjale per fjale si ate dite, pra edhe ne gjykate, ku do te kem nderin me deshmitar fakte dhe avokat, ta mbroj rastin!
Ju flm, klm!

scroll to top