Haradinaj: Të bashkohemi në Nëntorin e tretë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka ftuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar të opozitës më 28 nëntor. Në një shënim në priflin e tij facebook ka theksuar se nëntori i tretë nuk do të lejoj përmbysjen e pavarësisë së Kosovës dhe nuk do të lejoj humbjen e territoreve.

Ky është shënimi i tij i plotë:

“Të bashkohemi në Nëntorin e tretë

Ky 28 nëntor duhet të na bashkojë sikur nëntorët e mëdhenj të historisë! Manifestimi i qytetëruar i yni, është rast për të bindur vendimmarrësit, kushdo qofshin ata, se ky popull nuk lejon përmbysjen e pavarësisë së Kosovës, ashtu sikurse nuk lejon humbjen e territoreve tona.

Prishtina do ta mbajë mend si Nëntorin e tretë, ku të gjithë e pa dallim, do ta kundërshtojnë këtë padrejtësi dhe do të vihen në mbrojtje të shtetit.

Ne do të festojmë por edhe do ta dërgojmë masazhin tonë të fuqishêm për Kosovën, ashtu siç e meriton kjo ditë e madhe!

Dita e flamurit tonë kombtar! “

scroll to top