Davutoglu: Rusia po kryen spastrim etnik në Siri

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davotuglu ka akuzuar sot Rusinë se po kryen fushatë të spastrimit aetnik në Siri si dhe po ndihmojnë në forcimin e Shtetit Islamik.

“Rusia po tenton që ta pastrojë etnikisht Latakinë veriore në mënyrë që t’i dëbojë popullatën sunite dhe turke që nuk kanë marrëdhënie të mira me regjimin sirian, ka thënë Davutoglu gazetarëve në Stamboll.

Kryeministri turk, ka thënë se aeroplanët rusë në sulmet ushtarake në Siri kanë sjellë forcimin e ISIS-it, pasi që siç ka thënë ai po qëllojnë caqet e forcave opozitare.

scroll to top