De Ligt shumë afër Barcelonës

Barcelona e ka vënë në plan të parë transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt, di një zëvendësues për mbrojtësin Gerard Pique

Drejtorët teknik të klubit janë duke e përcjell për kohë të gjatë lojtarin dhe kanë udhëtuar disa herë në Amsterdam për ta skautuar atë.

 

Blaugrana dëshirojnë që të bëjnë disa përforcime të mundshme për qendrën e mbrojtjes, pasi që Samuel Umtiti, Thomas Vermaelen dhe Clement Lenglet janë të gjithë majtak.

 

Një lëvizje e tillë do të ishte vitale për skuadrën, përderisa Pique të pushojë kur ndihet i lodhur.

 

De Ligt është në kontratë me Ajaxin dhe një marrëveshje potenciale mund të arritët mes dy skuadrave verën e ardhshme.

 

Në këtë skenar mund të futet Vermaelen pasi që kontrata e tij përfundon në qershor dhe Barcelona nuk dëshiron të rinovojë me të. /GazetaExpress/

scroll to top