Delegacion i lartë i BDI-së viziton Ministrinë e Kulturës

Një delegacion i lartë i partisë së Ali Ahmetit, i përbërë nga z. Musa Xhaferi-zëvendës kryeministër, Bekim Neziri-mininstër i Ekonomisë, Majlinda Ajdari, Arbër Ademi dhe Pishtar Lutfiu, ishin në vizitë pune në Ministrinë e Kulturës. Nga zyrtarë të këtij dikasteri u njohtua për të arriturat në kulturën shqiptare, veçanërisht për aktivitetet të cilët janë shënuar ditët e rëndësishme të shqiptarëve dhe që presin për tu shënuar. Me ndryshimin e situatës politike në vend si dhe me krijimin e presionit politik nga brenda dhe jashtë, partia e Ahmetit po shfrytëzon kushtet e krijuar për veprim.

scroll to top