Deputeti Grubi: Gjitha iniciativat për daljen nga kriza politike kanë qenë nga BDI-ja

Në një intervistë televizive për rrjetin ballkanik të Al Jazeera-s, deputeti i BDI-së Artan Grubi i cili njëherit është dhe pjesë e negociatave mes katër partive për daljen nga kriza politike, flet për bisedimet që janë realizuar në Përzhino, kontestimin e votuesve nga ana e opozitës maqedonase, konstruktivitetin e BDI-së në këtë kohë krize dhe nismat e partisë së tyre.

”Vlerësoj se marrveshja e Përzhinos 2 nuk është marrëveshje e re por marrëveshje se si do duhet të zbatohet ajo që ishte nënshkruar më 2 qershor dhe 15 korrik. Ligjet nga kjo marrëveshje janë miratuar edhe në Parlament dhe rrjedhimisht nuk do të paraqesin pengesë që të kemi rezultst pozitiv gjatë vkerësimit për përmbushjen e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve. Besoj se procesi i verifikimit të votuesve fiktiv do realizohet në afatin e caktuar bashkë edhe me formimin e Agjencionit të mediave. Nuk mund të mos jetë proces i suksesshëm pasiqë kushtet janë përmbushur dhe neve na duhen zgjedhje të lira dhe demokratike ndërsa data e vetme e mundëshme për mbajtjen e tyre është 11 dhjetori”, thekson kështu në intervistën e tij televizive deputeti Grubi.

Grubi më tej flet edhe për procesin dhe konstruktivitetin e BDI-së në këtë proces politik që Maqedonisë i ka marrë më shumë se dy vite kohë, duke thënë se ka qenë pikërisht BDI-ja ajo e cila procesin e ka ecur përpara.

”Sa i përket BDI-së është e vërtetë se kemi qenë më konstruktivët në këtë proces, nëse ju kujtohet është nënshkruar marrveshje për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill por që më pas u vendos të shtyhen, pasi që opozita nuk ishte e gatshme për mbajten e zgjedhjeve, pastaj u vendos për më 5 qershor e gjithashtu opozita pasi e pranoi e nisi të refuzojë. Besoj se e dini që është përfolur një numër i madh si votues fiktiv e në fund dolën se janë vetëm 39.000 mijë, të cilët duhet të registrohen nga fillimi për të konfirmuar të drejtën e tyre elementare të votës. Këtyre 39.000 votuesve ju kontestohet vota nga LSDMja opozitare e cila kërkon që medoemos të fshihen dhe të largohdn nga regjistri i votuesve.

Ndërsa, iniciativat afirmativa që i kam përmendur deri më tani janë iniciativa nga ana e BDI-së të cilat janë prioritete shtetërore e jo partiake”, sqaron më tej në intervistën e tij deputeti Grubi.

Sipas tij, KSHZ e kishte bërë punën e tyre duke e pastruar listën zgjedhore edhe pse ka qenë një proces shumë i komplikuar, ndërsa komisioni Ad Hoc tashmë është në kompletim e sipër e që sipas Grubit ato kërkojnë vetëm njerëz profesionist në këtë drejtim.

”Ne nuk kemi zgjedhur akoma kandidat për komisionin Ad Hoc, ne duam të emërojmë njerëz profesionist të drejtojnë atë komision por ka ardhur deri aty që në gjitha institucionet të drejtohen nga njerëz profesionist. rezultati i gjithë kësaj krize doli të jetë vetëm 40 mijë votues fiktiv dhe një komision Ad Hoc që për 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve do të mbikqyr raportimin e mediave, ndërsa zgjedhja e ministrit të brendëshëm limitohet vetëm në mundësinë që të mund të ndryshojë brenda ministrisë vetëm 15 pozicione në hirearki”, përfundon kështu bisedën e tij për Al Jazeera, deputeti Artan Grubi. (Zhurnal)

scroll to top