Deputetit Ismaili 30 ditë arrest shtëpiak!

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Fisnik Ismaili i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh. Këtë e ka konfirmuar vetë Ismaili nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Ai ka thënë se përderisa ndërgjegjja e tij është e pastër nuk do të ndalet duke bërë mirë për vendin dhe njerëzit e tij.

“Prej sot mu shqiptua arresti shtëpiak për 30 ditë. Ju falënderoj nga zemra krejt juve që vazhdoni me më përkrahë, sepse e dini që qëllimi im është i drejtë edhe gjithmonë i mirë. Jam betuar si deputet që kam me i mbrojtë interesat e vendit tim edhe këtë po besoj se po e bëjë me tërë qenien time, edhe kur padrejtësia po bahet ligj, e si rezultat mua rezistenca po më bëhet detyrë”, ka shkruar Ismaili.

Ismaili u ndalua të hënën në hollin e Kuvendit pasi që dyshohet se iu gjetën dy bombola gazi lotsjellës.

scroll to top