Deputetja Azizi prezanton ligjin për shërbimin e provës

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kaltrina Azizi para disa ditëve ka prezantuar në Parlament propozim ndryshimet që kanë të bëjnë me shndërimin nga dënimi penal në një mundësi më të mirë rehabilitimi.

Në fjalimin e saj para deputetëve, deputetja Azizi shprehet: ‘’Të nderuar qytetarë, në drejtim të respektimit dhe zbatimit adekuat të të njejtave, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u votua nevoja për sjelljen e një ligji të ri, e që ka të bëje me instalimin e nje institucioni të ri në praktikën e jurispodencës dhe që është Ligji për shërbimin e Provës. Me të cilin mundësohet shndërrimi nga dënimi penal në një mundësi të mirë rehabilitimi’’, thekson deputetja e BDI.

Në këto ndryshime të ligjit, parashihet:

  1. Kryerja e punës me interes publik, ku të dënuarve me burg, u jepet mundësi e vuajtjes së dënimit jashta qelisë dhe mundësi punësimi.
  2. Lëshimi në burg shtëpiak ….nën përcjellje përmes formës elektronike. Me mundësi të mëdha resocializimi.
  3. Lirimi me kusht dhe masa të tjera alternative.

‘’Këto dhe një sër masash tjera korrigjuese shoqërore të cilat do të ndikojnë në parandalimin e recidivizmit si dukuri, përderisa në aspket pragmatik ndikon në uljen e numrit të të burgosurve dhe uljen e shpenzimeve. BDI i dha mbështetje këtij propozim-ligji i cili premton të vendose njëfar ekuilibri në mes të të dënuarve dhe re-integrimit të tyre nga njëra anë dhe mbrojtjen e shoqërisë dhe respektimin e ligjit nga ana tjetër’’, shprehet mes tjerave, deputetja Kaltrina Azizi.

scroll to top