Deri në 3000 vdekje në vit si pasojë e gabimeve të mjekëve në Zvicër

mjek.jpg

Se profesioni i mjekut është i rë*ndë dhe shumë stre*sues është një gjë që dihet. Por me kalimin e kohës puna e mjekut po bëhet edhe më kërkuese. Këtë e tregojnë të dhënat nga platforma Remed në të cilën paraqiten mjekët kur ndodhen në kriza. Sipas gazetës “Sonntags-Zeitung” në këtë platformë gjatë vitit 2018 janë bërë 143 paraqitje që është numri më i madh i regjistruar që nga themelimi i rrjetit para dhjetë vitesh.

Si shembull për të ilustruar këtë situatë gazeta shkruan se është paraqitur një mjeke e re.

Ajo siç është shprehur përnjëherë është përballur me faktin se duhet të bartë shumë më tepër për*gjegjësi dhe në të njëjtën kohë të ketë më pak kontakte me eprorët e saj. Pre*sioni dhe fri*ka nga gabimet e mundshme të rënda mjekësore është shtuar me të madhe deri sa ajo e pa veten në pr*ag të kol*apsit duke vuajtur nga depr*esionet dhe u detyrua të merrte një pushim.

Dhe ky nuk është një rast i izoluar.

Udhëheqësja e programit të Remed tërheq vëre*jtjen se shpeshherë për shkak të ngarkesave administrative në rritje ndodhin situata emer*gjente për mjekët. Kështu mjekët e kalojnë vetëm një të tretën e orarit të tyre të punës me paci*entët ndërsa pjesa tjetër u kalon duke administruar grumbullin e letrave dokumenteve.Realisht më shumë se gjysma e mjekëve të rinj në pozitën e kryemjekëve dhe asistentëve të mjekut sot punojnë dukshëm më gjatë se nor*ma e lejuar që është maksimalisht 50 orë në javë.

Ndërkohë mjekët e duan një orar që do të ishte shumë më i shkurtër, gjegjësisht 39 deri 42 orë në javë.

Mbingarkesa e mjekëve me punë mund të shkaktojë gabime në traj*timin e paci*entëve. Kështu gab*imet e mjekëve në Zvicër janë shkaktare të 2.000 deri 3.000 raste të hum*bjes së pacientëve në vit dhe të më shumë se 60.000 dëm*timeve të shëndetit.

scroll to top