Detajet e reja të BMW Serie 9

Rreth serisë së 9-të të BMW-së është përfolur shumë kohëve të fundit, ndërsa njoftimi i fundit jo zyrtar zbulon disa detaje të reja.

BMW Serie 9, siç shkruan “Automobile Magazine”, do të jetë një Coupe luksoz me katër dyer dhe 4 ulëse.

Ky model do të bazohet në Serie 7, me boshtin më të gjerë të rrotave, ndërsa shitja e tij supozohet se do të fillojë në fillim të vitit 2020.

Sa i përket motorit, në dispozicion do të jetë motori V8 Twin-Turbo me gjashtë cilindra në version plug-in hibrid, si dhe versioni M960i apo M9 me motor V12 i cili është me kapacitet prej 650 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Gjithashtu ka gjasa që ky Serie 9 të huazojë motorin elektrik të cilin Rolls-Royce është duke e punuar për modelin e saj të gjeneratës së ardhshme, Phatom.

Ndërkaq sa i përket modeleve tjera elektrike të BMW-së, thuhet se kah mesi i vitit 2020 bavarezët do të prezantojnë edhe sedanin elektrik i6.

BMW Serie 9 do të jetë përafërsisht me madhësi të njëjtë sikurse Serie 3 dhe do të ketë dy deri në katër motorë elektrikë, baterinë litium-polimer, si dhe disa elemente nga fibra të karbonit.
images (16)

2015-bmw-3-series-9

scroll to top