Kuriozitete

Dhjetë fakte për makinën e parë elektrike nga Turqia

Në një kohë të pandemisë COVID-19, kur bota në kuptimin e plotë të fjalës ndaloi, Türkiye rifilloi planet e saj serioze për të zhvilluar dhe prodhuar makinën e saj të parë tërësisht elektrike me afishe “Made in Türkiye”

 

Nga ëndrrat dhe skicat në letër drejt realitetit. Kështu po zhvillohet historia e makinës së parë elektrike me afishe “Made in Türkiye”. Në një kohë të pandemisë COVID-19, kur bota në kuptimin e plotë të fjalës ndaloi, Türkiye rifilloi planet e saj serioze për të zhvilluar dhe prodhuar makinën e saj të parë tërësisht elektrike. Autoritet e Türkiye-s, njoftuan se ishte një ëndërr 60-vjeçare e tyre që të kenë makinën e tyre. Për atë se makina e quajtur “TOGG” nuk është thjesht një ëndërr, por po bëhet realitet, së fundmi u vërtetua kur punonjësit e fabrikës ku duhet të bëhet prodhimi, publikuan fotot e para të trupit të makinës. Prototipi i plotë i makinës së parë turke “TOGG” tashmë është paraqitur për publikun dhe dinamika e zhvillimit të kësaj makine po ecën sipas planit. TRT Balkan zbulon dhjetë faktet më të rëndësishme për makinën e parë elektrike të prodhuar nga Türkiye.

Revolucioni i dytë automobilistik

Projekti TOGG konsiderohet se është revolucioni i dytë automobilistik në Türkiye pasi vendi deri në vitin 1961 prezantoi makinën e parë të quajtur “Devrim” (Revolucion). Në atë kohë, ekipi i inxhinierëve turq për 129 ditë krijoi katër makina “Devrim” të gatshme për prezantim publik në të njëjtin vit gjatë festimeve të Ditës së Republikës në Ankara. Megjithatë, projekti u pezullua pasi karburanti i papërshtatshëm shkaktoi mos funksionin e duhur të makinës në rrugë, gjë që nxiti komente negative në publik.

Projekti është zhvilluar nga 100 inxhinierë turq

Kur presidenti Erdoğan prezantoi prototipin e makinës së re turke në dhjetor të vitit 2019, ai tha se Türkiye nuk është më një vend që është vetëm treg për teknologjitë e reja, por është një vend që zhvillon, prodhon dhe eksporton në mbarë botën. Erdoğan tha se më shumë se 100 inxhinierë turq punuan në zhvillimin e makinës vendase turke. “Ëndrra jonë është që të kemi edhe botës t’i tregojmë makinën, e cila, duke përdorur teknologjinë kombëtare, është bërë nga projektuesit dhe inxhinierët tanë”, tha Erdoğan. Prototipi i makinës turke u prezantua në Luginën e Teknologjisë Gebze.

Kush është në grupin nismëtar

Në projektin për zhvillimin e makinës së re turke po punon Grupi iniciativ i prodhimit të makinave turke (TOGG), e cila u formua në vitin 2018 me rekomandimin e presidentit Erdoğan duke bashkuar burimet e kompanive turke: Anadolu Group, BMC Turkey, Kök Group, Turkcell, dhe Zorlu Holding.

Fabrika në Bursa

Në korrik të vitit të kaluar, presidenti Erdoğan hodhi gur themelim për ndërtimin e një fabrike për të prodhuar makinën e parë turke. Më pas, ai njoftoi se fabrika brenda 18 muajve do të përfundonte dhe se makina e parë do të prodhohej në tremujorin e fundit të vitit 2022. Sipas presidentit Erdoğan, fabrika është një simbol i vizionit të Türkiye të madhe, të fortë dhe novatore, e cila do të jetë një frymëzim për brezat e ardhshëm.

Prodhimi serik në vitin 2022

Seria e parë e makinës së prodhuar do të dalë në treg në tremujorin e fundit të vitit 2022. Kapaciteti vjetor i parashikuar i prodhimit do të jetë 175 mijë makina, për të cilat do të punësohen 4.300 punëtorë. Në fillim të prodhimit, pjesa e brendshme e prodhuar do të jetë 51 për qind, ndërsa në vitin 2025 ajo përqindje do të arrijë në 68 për qind. Deri në vitin 2030 është planifikuar prodhimi i pesë modeleve të ndryshme të makinave.

Pesë modele deri në vitin 2030

Modeli i makinës së re turke do të jetë i kategorisë SUV me energji elektrike. Plani është që deri në vitin 2030 të fillojë prodhimi i pesë modeleve të makinave turke, me tre versione të ndryshme për secilin model. Në baza vjetore është planifikuar prodhimi i 175 mijë makinave të tilla.

Frymëzuar nga simboli i Anadollit, tulipani

Tulipani, një simbol i tokës së Anadollit, frymëzoi dizajnin modern dhe origjinal. Vijat që kanë tulipanët janë vendosur në pjesën e përparme të makinës dhe në rrotat e makinës, duke theksuar lidhjen e thellë me trashëgiminë e pasur kulturore të Türkiye.

Motor me 200 dhe 400 kuaj fuqi

Bateria e makinës së parë elektrike nga Türkiye do të karikohet deri në 80 për qind në më pak se 30 minuta. Makina me një karikim do të mund të udhëtojë 300 deri në 500 kilometra. Shpejtësia nga 0 deri në 100 kilometër në orë do të arrijë për 7,6 sekonda në makinën me motorin 200 kuaj fuqi, ndërsa në makinën me motorin 400 kuaj fuqi kjo shpejtësi do të arrihet për 4,8 sekonda.

Makinë e mençur

Sipas njoftimit të ministrit turk të Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, makina e parë turke do të jetë një makinë e mençur dhe miqësore me mjedisin, si dhe do të prodhohet edhe në një fabrikë që do të jetë miqësore me mjedisin.

Karikues për një milion makina

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, tha se pret që deri në vitin 2030 më shumë se një milion makina elektrike të jenë në rrugët turke. Ai shtoi se deri në vitin 2023 Türkiye do të ketë makinën e saj autoktone në rrugë. Prandaj është planifikuar infrastruktura në të gjitha qytetet e mëdha për të mundësuar karikimin e këtyre makinave. “Këta karikues duhet të jenë në gjendje të karikojnë makinën për rreth 15-25 minuta, në varësi të kapacitetit dhe karakteristikave të baterisë, që do të thotë se rrjeti duhet të ketë një kapacitet prej 50 deri në 100 kilovat-orë”, tha Dönmez. Ai shtoi se karikuesit e shpejtë duhet të bëhen jo vetëm në qytetet e mëdha turke, por edhe në qytete më të vogla ku ka interes edhe për makina elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button