Diellza dhe Afërdita organizojnë ballon shqiptare nën patronatin e presidents Jahjaga

1Sapo hyje në hollin e hotelit që ka më së shumti elegancë në vend, “Sëiss Diamond”, nuhasje se diçka shumë tradicionale po ndodhte aty. Një vajzë dhe një djalë të veshur me rroba kombëtare prisnin tek shkallët mysafirët e shumët, që vinin në një ngjarje shumë të veçantë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. E s’kishe se si të mos e mirëprisje një ngjarje të këtillë, pas gjithë ati tymi, gazi e trazirash që ndodhën në festën e flamurit kombëtarë. 3Kjo ngjarje u mirëprit nga mbi 400 njerëz që kishin ardhur në ballon e parë shqiptare. Pra ishte kjo “Balloja Shqiptare”, që erdhi nën patronazhin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e që u organizua nga dy bukuroshet, që jemi mësuar ti shohim nëpër ngjarje të ndryshme të bukurisë, Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci. Në sallën ku u mbajt “Balloja Shqiptare”, përgatitjet kishin filluar që nga mëngjesi i së dielës, ku çdo gjë ishte në vendin e duhur, sofra që mbi to kishte ushqim tradicional shqiptarë, vajza e djem të veshur që të gjithë me kostume tradicionale shqiptare e muzikë të vjetër qytetare që u interpretua nga Miranda Hashani dhe Enkeleda Bisha, ku këto dy këngëtare i përcillte grupi “Skofiarët”. Edhe mysafirët i kishin qëndruar besnik kësaj ngjarje shqiptare që përkon me festat e nëntorit, pasi që, ata ishin veshur siç kishin dashur por të gjithë kishin nga një gjë tradicionale, ku dikush kishte një plis, dikush një dallamë, dikush një kapele me pare e kështu me radhë. “Qëllimi kryesor është paraqitja e vlerave të mirëfillta që i kemi ne që janë një mori vlerash. 4Duke filluar nga vallet, kostumet e deri tek ushqimi tradicional, kur them se është hera e parë e një performance të tillë, kjo do të thotë se ne jemi një shtet që kemi mjaft trashëgimi të cilën duhet ta ruaj, por trashëgimia nuk ruhet vetëm nëpër muze, por ruhet edhe në organizime të tillë. Sonte janë mbi 400 mysafirë të ftuar dhe të gjithë janë njerëz që e bëjnë shumë kulturën, pa dallime, por kemi edhe njerëz të cilët nuk e duan kulturën. E ne në këtë ballo kemi kostume që paraqesin diku mbi 12 krahina, edhe pse ne jemi popull që kemi diku mbi 30 krahina, por mundësia ka qenë e tillë që ti marrim këto 12 krahina’’. ‘’Ka qenë ballo vetëm me ftesa dhe të gjithë më kanë pyetur se sa do jenë biletat për shitje duke marrë parasyshë programin artistik, ushqimin, pijet etj por për të gjithë këto na kanë përkrahur miqtë dhe kjo ballo e parë sivjet ka qenë dhuratë për qytetin. 2Pra përgjigja do të thotë përfitime jo e harxhime po. Të ftuarit i janë përgjigjur ftesës dhe gjithë e kanë respektuar kodin e veshjes por është me rëndësi se të gjithë kanë kaluar bukur dhe ka qenë një natë speciale, akoma po marr sms dhe telefonata me fjalët më të bukura, kjo ka qenë ide e kahmotshme, qëllimi dihet, kemi shumë vlera të cilat nuk duhet që t’i harrojmë. Pra dita ditës po harohen, kemi kulturë e traditë e disa këtë e harojnë. Për disa cdo gjë e huaj është më e bukur e më e mirë sepse nuk e dinë që shqiptaria nuk ka filluar dje me ta, ne kemi kulturë shumë të vjetër dhe me të duhet të krenohemi. Shqiptaria ka qenë e bukur por duhet kujtohet dhe asesi mos e harojmë të kaluarën tonë të rëndësishme, jam e lumtur që kjo ballo ka bërë jehonë të madhe dhe të gjithë na kanë urruar’’, shprehet për fund Diellza Kolgeci.

 

scroll to top